Oscar i jep ‘Çmimin e Nderit’ aktorit Jackie Chan (Foto)

Aktorit Jackie Chan do t’i jepet çmimi Oscar i nderit për ‘arritjet e tij të jashtëzakonshme’ në film, raporton BBC.

Akademia amerikane e filmave ka votuar që me çmimin e nderit të shpërblehen edhe redaktorja Anne Coates, regjisori Lynn Stalmaster dhe krijuesi i filmave dokumentar Frederick Wiseman.

Presidenti i Akademisë, Cheryl Boone Isaacs i ka quajtur këto yje ‘pionierë të vërtetë dhe legjenda të artit të tyre’.

Çmimet atyre do t’u ndahen gjatë ceremonisë së ‘Governors Awards’, e cila mbahet në muajin nëntor.

The Rush Hour Jackie Chan

COMMENTS