OSBE konfirmon mbështetjen për sigurinë në Kosovë

OSBE konfirmon mbështetjen për sigurinë në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. Në këtë takim, siç nj

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim, siç njofton kumtesa, u diskutua lidhur me bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

Me këtë rast, Gashi tha se një nga prioritet e MPB-së është siguria, për çka qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Ai falënderoi shefin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa, Braathu i konfirmoi ministrit Gashi se përkrahja e OSBE-së do të vazhdojë edhe më tutje, duke theksuar se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike ka një rëndësi të madhe kudo nëpër botë.

Edhe ambasadori amerikan Greg Delawie sot vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Delwaie, gjithashtu ka ofruar përkrahjen e SHBA-së në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

COMMENTS