Ortek mbi një hotel në Itali, dhjetëra persona nën borë

Ortek mbi një hotel në Itali, dhjetëra persona nën borë

Italia në zi, varros viktimat e para të tërmetit
Serwer: Qesharake që Kosova të shtyhet për kufi me Malin e Zi

Dridhjet e vazhdueshme të tokës në Italinë Qendrore i kanë kushtuar me jetë personave të akomoduar në hotelin Rigopiano, në rajonin e Abrucos.

Vërshimi i një orteku si pasojë e tërmeteve besohet të ketë shkaktuar një numër të madh viktimash në hotelin ku gjendeshin të paktën 30 vetë, ka bërë të ditur një zyrtar i shpëtimit italian, përcjellë zico.tv

‘Ka shumë të vdekur’, ka thënë Antonio Crocetta, kreu i një ekipit të shpëtimit malor.

Kulmi i hotelit është pjesërisht i shembur dhe banorët kanë alarmuar shërbimet emergjente, mirëpo ekipet e shpëtimit kanë thënë se aty arrihet vetëm me ski, raporton BBC.

Italia gjatë ditës së mërkurë është goditur nga katër tërmete ku dridhjet të tjera janë raportuar edhe gjatë natës.

COMMENTS