Oriz me kungull dhe proshutë

    Një drekë e shpejtë dhe e shijshme që nuk kërkon shumë përbërës! Përbërësit për një tavë të vogël, për dy persona: 200 gr. o

 

 

Një drekë e shpejtë dhe e shijshme që nuk kërkon shumë përbërës!

Përbërësit për një tavë të vogël, për dy persona:

200 gr. oriz
1 qepë të vogël, të kuqe
2 kunguj jeshil
100 gr. proshutë Hako
1 thelb hudhër
Kripë, piper të zi
Vaj ulliri
400 ml. lëng perimesh

Përgatitja:

Pastrojmë dhe grijmë imët qepën e kuqe. E skuqim në një tgan me pak vaj ulliri dhe gjalp. Shtojmë orizin, kaurdisin dhe nisim zierjen duke shtuar lëngun, gradualisht.

Presim 1 kungull e gjysmë në kubikë dhe bashkë me proshutën ja hedhim orizit. Pjesën tjetër të kungullit e presim në feta dhe e lëmë mënjanë.

Heqim orizin nga tigani dhe e zhvendosim në tavën e vogël. Mbulojmë me fetat e kungullit dhe e pjekim për pak minuta. Nëse doni mund të përfshini në recetë edhe ndonjë lloj djathi që pëlqeni!

COMMENTS