Oriz integral me arugulla dhe domate

Oriz integral me arugulla dhe domate

Samun Pizza (Video)
Si përgatitet turshi panxhari i kuq: Sallata më e shëndetshme në botë!

Përbërësit:

300 gr. oriz integral
150 gr. djathë Bri
3 domate
gjethe borzilok
3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
pak arugulla (rucola)
1 karotë e prerë
kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht lani arugullat dhe domatet (hiqini farat dhe pritini në kubikë), shtoni kripë, piper, pak vaj ulliri dhe gjethet e borzilokut të prera hollë dhe të gjithë këtë masë lëreni mënjanë.

Përgatisni orizin duke e hedhur në ujë me kripë, ziejeni 10 minuta, kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Mandej shtoni pak vaj ulliri tek orizi, dhe më pas të gjithë përbërësit e përftuar më parë, dhe në fund djathin të prerë në kubikë.

Përziejini së bashku të gjitha. Pjata shërbehet e ftohtë.

COMMENTS