Orari i javës së 23-të në Superligën e Kosovës

Orari i javës së 23-të në Superligën e Kosovës

Java e 23-të në elitën e futbollit kosovar do të startoj ditën e shtunë.

Dy ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë ndërsa katër të tjera të dielën.

Kësisoj ndeshja më interesante e ditës së shtunë do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi do të jetë nikoqir i Trepçës ’89.

Ndërkohë lideri aktual i Superligës së Kosovës, Prishtina do të përballet me Drenicën në udhëtim.

Ndjekësi më i afërt i Prishtinës, Drita do të ketë gjithashtu një përballje tejet të vështirë pasi luan me Vëllaznimin në Gjakovë.

Flamurtari do të jetë nikoqir i Lirisë në kryeqytet, ndërkohë Gjilani luan në udhëtim te Besa.

E skuadra e fundit në elitën e futbollit kosovar, Vllaznia e Pozhoranit do të mirëpres Feronikelin në formë të mirë.

Të gjitha ndeshjet të javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar do të fillojnë nga ora 14:00.

COMMENTS