Ora që pritej të shitej për një milion euro, blihet nga një anonim 15 herë më shtrenjtë (Foto)

Ora që pritej të shitej për një milion euro, blihet nga një anonim 15 herë më shtrenjtë (Foto)

Përmes një ankandi në Shtetet e Bashkuara, është shitur për 15.4 milionë euro ora e rrallë, që dikur i përkiste aktorit Paul Newman.

Rolex që pritej të shitej për më se një milion euro, i takoi blerësit anonim që pagoi pothuaj 15 herë më shumë se që kërkohej.

‘Vozit me kujdes’, është shënimi poshtë orës, të cilën ia kishte blerë bashkëshortja Joanne Woodward, gjatë vitit 1986 në Tiffany and Co.

Këtë orë dore aktori ia kishte falur të dashurit të vajzës, derisa po kalonin së bashku pushimet verore.

Por, kur ata u ndanë dhe mbetën vetëm miq, vendosën që ta shesin përmes ankandit, ndërsa fitimet t’i ndajnë së bashku.

COMMENTS