Ora e ndërtuar nga kamionët (Video)

Ora e ndërtuar nga kamionët (Video)

Motori elektrik me shpejtësi të madhe (Video)
Hapet fabrika e parë në botë, kap direkt dioksidin e karbonit (Video)

Një firmë kamionësh kanë ndërtuar atë që pretendohet të jetë ora e parë në botë e bërë tërësisht nga kamionët. E përbërë nga 14 të tillë, së bashku me 90 shoferë, ora gjigante u ndërtua në një fushë aviacioni të braktisur me sipërfaqe 70,000 metër katror.

Funksionimi normal i orës filloi këtë javë dhe ajo punon non-stop për 24 orë.

‘Kamionët janë të mëdhenj, makina të fuqishme, por janë të dizenjuar detajisht, instrumente të rafinuar, ashtu si edhe orët’, shpjegon Staffan Arvs, Kryetar i Marketingut dhe Komunikimit tek Scania, firma Suedeze e kamionëve që ndërtoi orën.

‘Secili kamion duhet të optimizohet për detyrën e tij specifike në orën gjigante dhe monitorohet në kohë reale’.

Me qëllim ndërtimin e kohëmatësit gjigant, kamionët duhet të përshkojnë një trajektore rrethore për 60 sekonda, përgjatë 24 orëve.

Kamioni i brendshëm duhet të lëvizë me shpejtësi 13 km/h, ndërsa ai i jashtëm me 53 km/h, thotë Scania.

Kamionët që matin minutat dhe orët, duhet të rrinë në një sekuencë përfekte të sinkronizuar.

COMMENTS