Opozitën nuk e bindë as Mogherini

BE-ja deklaron nëse di të përfshihen në dialogun e ardhshëm
Partitë politike edhe një ditë afat për dorëzimin e listave për zgjedhjet lokale

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur sërish kundër miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, pasi është i dëmshëm për vendin.

Pas takimit të shtunën me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se nuk ka ndryshim të qëndrimeve dhe se nuk do ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai tha se dallimet mes tyre dhe pushtetit ishin të mëdha pasi partitë në koalicion duan ta ratifikojnë një marrëveshje të dëmshme derisa ata si opozitë janë kundër.

Edhe Ardian Gjini nga AAK-ja tha se Mogherini ua ka bërë me dije se demarkacioni është kusht për liberalizim, por nuk ka thënë se duhet të miratohet kjo marrëveshje aktuale.

COMMENTS