Opozita sjellë Mustafën në dy interpelanca në Kuvend

Opozita sjellë Mustafën në dy interpelanca në Kuvend

Rama dhuratë Bashës për ditëlindje!
Nëntë vjet të shtetit që po synon familjen evropiane

Me kërkesë të opozitës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të paraqitet në dy interpelanca në seancën e radhës së kuvendit të caktuar për të enjten, më 29 shtator.

Seanca e radhës është caktuar nga Kryesia e Kuvendit.

Interpelanca e parë, është thirrur sipas kërkesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës.
Kurse interpelanca e dytë, sipas kërkesës së deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë ritheksuar se Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare nuk do të jetë në rendin e ditës pasi që qeveria ende nuk e ka proceduar atë në kuvend.

COMMENTS