Opozita kërkon shkarkimin e qeverisë për mosrrënimin e murit në Mitrovicë (Dokument)

Opozita kërkon shkarkimin e qeverisë për mosrrënimin e murit në Mitrovicë (Dokument)

Vajza e Fatmir Limës maturante: Shikoni sa elegantet duket Leonita (Foto)
Veriu nuk paguan – jugu mbetet pa ujë

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë paraqitur me qëndrim të përbashkët në lidhje me siç u tha ‘mosrespektimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në Mitrovicë’.

Marrë parasysh se Rezoluta kërkonte që ky mur të rrënohej deri më 31 janar, deputetët e grupeve parlamentare opozitare, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, Pal Lekaj nga AAK dhe Haxhi Shala nga Nisma, përmes një konference të përbashkët kanë prezantuar pikat kryesore të qëndrimeve të tyre.

‘Moszbatimi i kësaj Rezolute, është vazhdimësi e shkeljeve të rezolutave të mëhershme nga ana e qeverisë së Kosovës’, ka lexuar deklaratën e përbashkët të opozitarëve, deputeti Pal Lekaj.

‘Kjo është një praktikë e përhershme dhe mënyrë e qeverisjes së koalicionit PKD-LDK’, ka theksuar ai.

Shpërfillja e Kuvendit nga ana e Qeverisë, sipas tij, tregon përcaktimin e Qeverisë për shkelje konstante të demokracisë që vjen si pasojë e mungesës së përgjegjësisë qeverisëse.

Njëherësh, opozita ka kritikuar Qeverinë për vazhdimin e dialogut pa kushte me Serbinë, i cili sipas Lekajt i solli vetëm dëme politike Kosovës.

Në fund, opozita ka kërkuar që Qeveria të jap dorëheqje për t’i dhënë mundësi vendit që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

COMMENTS