Opozita hedh miell mbi Edi Ramën

Opozita hedh miell mbi Edi Ramën

Opozita vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë

Opozita vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë Kryeministri Edi Rama.

Si për rastësi, në momentin që në sallë hyri Sali Berisha Flamur Noka hodhi në drejtim të Kryeministrit Rama një sasi mielli.

Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Menjëherë pas kësaj, Ruçi ndërpreu sërish seancën, ndërsa Edi Rama hoqëi xhaketën e lyer me miell.

COMMENTS