Omëletë n’qese është një mënyrë e thjeshtë e përgatitjes së vaktit me vezë në një mënyrë krejtësisht të pazakonshme dhe cka është më e rëndësishmja, gatimi nuk përmban asnjë lloj yndyre. Provojeni!
Udhëzimet
Së pari vezët thyhen dhe hidhen brenda qeses. Qesja tundet mirë.
Pastaj brenda qeses shtoni përbërësist e tjerë të dëshiruar. Qesen tundeni edhe pak e më pas të mbyllur, futeni në ujë të vluar.
Ziejeni për afro 10 minuta.
Gjatë zierjes, omëleta e gatuar kështu do të marr formën e rolesë, kështuqë do të mund ta ndani si racion për disa pjata.
Madje pikërisht për këtë, përgatitja e vezëve kështu është ideale, sepse mund t’u shërbehet shumë personave.
Ju bëftë mirë!
COMMENTS