Omëletë me perime dhe proshutë

Salmon me perime
Bukë për hot-dog

Përbërësit për dy omëleta:

4 vezë
2 speca
1 domate të madhe
1 qepë e kuqe
proshutë
djathë kaçkavall
kripë, piper
pak qumësht
gjalpë

Përgatitja:

Presim specat, qepët dhe domatet; domatet në feta, specat dhe qepët i presim në shirita të hollë. Rrahim dy vezët veç e veç. I shtojmë pak qumësht secilës dhe kripë me piper.

Në tigan, hedhim së pari pak gjalpë e më pas vezët e rrahura. Sapo të piqen nga njëra anë, i kthejmë dhe hedhim të gjitha perimet. I lëmë për pak minuta të gjitha bashkë në tigan dhe e palosim vezën si në fotografi.

Shërbejmë menjëherë!

COMMENTS