Omëletë me hithra

Omëletë me hithra

Mish pule me verë të zezë
Qebapë ose qoftere vegane

Përbërësit:
200 gr gjethe hithrash të freskët
2 qepë të reja
3 vezë
2 lugë gjelle fara liri të bluara
curry
rukola

Udhëzimet:
Hithrat i lajmë e pastrojmë mirë. Më pas i grijmë imët.

Në një tigan fërgojmë qepët e reja. Shtojmë edhe hithrat.

Vezët i rrahim me tel kuzhine duke ua shtuar farat e bluara të lirit e curryn.

Shtojmë kripë e piper.

Vezët i hedhim mbi qepën e hithrat e fërguara. Tiganin e mbulojmë me kapak për pak kohë derisa të piqen vezët në zjarr të ngadalshëm.

Gjatë shërbimit shtojmë edhe rukolën, e cila i jep një shije të veçantë vezëve të përgatitura në këtë mënyrë.

COMMENTS