Ombre cheesecake

Ombre cheesecake

Një ëmbëlsirë e shijshme dhe shumë freskuese. Ideale për ditët e ngrohta dhe me shumë diell. Përbërësit Për petën: 150 gr biskota të bluara 50 g

Një ëmbëlsirë e shijshme dhe shumë freskuese. Ideale për ditët e ngrohta dhe me shumë diell.

Përbërësit
Për petën:
150 gr biskota të bluara
50 gr gjalpë të shkrirë

Për kremin:
300 gr krem djath
400 ml pana ëmbëlsirash
60 gr sheqer pluhur
5 gr pluhur xhelatine
30 ml ujë të ftohtë

Për salcën e frutave:
300 gr fruta mix
50 gr sheqer
15 ml lëng limoni
15 ml ujë
5 gr pluhur xhelatine
30 ml ujë të ftohtë

Udhëzimet
Për përgatitjen e petës, trazohen bashkë të dy përbërësit dhe vendosen në një tepsi të rrumbullakët. Masën e rrafshojmë mirë me një gotë.

Më pas përgatisim kremin. Në një enë përzihen me mikser krem djathi me sheqerin pluhur, derisa të trashet përzierja.

Në enën tjetër rrahet me mikser pana për ëmbëlsira derisa të trashet, pastaj gradualisht bashkohet me krem djathin dhe trazohen bashkë të dyja masat.

Xhelatina zihet në temperaturë të ulët për 5-10 minuta bashkë me 30 ml ujë. Pas kësaj kohe, xhelatinën e hedhim tek masa me krem djath dhe pana. Përzihen mirë të gjitha me lugë.

Pas kësaj, përzierja ndahet në tre vende të barabarta.

Pastaj përgatisim salcën e frutave.

Në një enë hidhen frutat, sheqeri, lëngu i limonit dhe uji. Zihen në temperaturë mesatare, për afro 20 minuta.
Xhelatina përgaditet njëjtë sikur për për pjesën me krem e më pas hidhet tek salca e frutave.

Pastaj, 2/3 e masës përzihet në njërën prej enëve me kremin, dhe 1/3 pjesë e mbetur përzihet me enën e dytë, dhe kështu krijohet një shtresë rozë e kuqe, një tjetër shtresë rozë e lehtë dhe njëra e bardhë.

Shtresa me ngjyrë më të mbyllur, vendoset e para në tepsi sipër petës me biskota dhe vendoset në ngrirje të thellë për 20 minuta.

Pastaj hidhet shtresa me ngjyrë më të çelur, dhe edhe ajo vendoset në ngrirje të thellë për 20 minuta.

Në fund hidhet shtresa e bardhë dhe ëmbëlsirën e vendosim në frigorifer për të paktën 6 orë ose gjatë gjithë natës.

Dekori sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë.

COMMENTS