‘Oki’ i ka dy fjalë për Donald Trumpin rreth bombardimit të Sirisë (Foto)

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar që sulmohen trupat e regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asaad.

Ushtarët e këtij të fundit ditë më parë kryen sulme kimike ndaj civilëve, e cila gjë i kishte dhënë shkas amerikanëve të sulmojnë shtetin sirian.

E kjo e ka gëzuar tej mase edhe aktorin shqiptar Fatmir Spahiun, i njohur më mirë me rolin ‘Oki’

‘Let’s go Trump! Çmontoj fundërrinat..’, ka shkruar Oki në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, kjo është hera e parë që SHBA-ja ka ndërmarrë fushatë bombarduese kundër Sirisë, e cila po vazhdon të jetë në kurthin e një lufte civile.

COMMENTS