OJQ reagojnë ndaj mbajtjes në paraburgim të studentëve, kërkojnë lirimin

OJQ reagojnë ndaj mbajtjes në paraburgim të studentëve, kërkojnë lirimin

OJQ dhe individë përmes një reagimi kanë dënuar dhunën policore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim (SKV) dhe k

OJQ dhe individë përmes një reagimi kanë dënuar dhunën policore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim (SKV) dhe kanë kërkuar që ata të lirohen për t’u mbrojtur në gjendje të lirë.

Në vazhdim po e botojmë reagimin që iu dërgua portalit Koha.net.

Më 12 prill, gjatë shënimit të përvjetorit të 8-të të themelimit të Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim (SKV), u arrestuan gjashtë aktivistë studentë. Aktivistët studentë, që ende po mbahen në paraburgim, janë Korab Muhadri, Kreshnik Gega, Pajtim Demaj, Januz Shatri, Hajredin Krasniqi dhe Endrit Shatri.

E dënojmë dhunën e përdorur nga policia ndaj studentëve, të ushtruar gjatë arrestimit dhe në stacionin policor, të konstatuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, nga intervistat dhe shikimi i dosjeve policore e evidencave mjekësore dhe observimit.

Ne, të poshtëshënuarit, kërkojmë që për studentët e arrestuar të merret si masë lehtësuese fakti që janë studentë dhe të lihen të mbrohen në liri.

GAS – Grupi antiseksist

ORCA- Organizata për rritjen e cilësisë në arsim

Organizata Çohu!

Qendra Kosovare Kunder Korrupsion – KUND 16

USPE – Unioni i Studentëve Pro Europian

Artpolis – Qendra per art dhe komunitet

KDI – Kosova Democratic Institute

Syri i Vizionit

INTEGRA NGO

D4D – Democracy for Development

CEL – Center for Equlity and Liberty

Developing Together

Sbunkeri

Levizja Fol

CSGD – Center for Social Group Development Kosovo

KCSF – Kosovar Civil Society Foundation

Balkans Policy Research Group

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

GLPS – Group for Legal and Political Studies

Jeta Berisha – aktiviste

Agnesa Qerimi – KYC Kosova

Dardane Kryeziu – aktivist

Ariana Qosaj-Mustafa – aktiviste për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave

Prof.ass. Vjollca Krasniqi – Universiteti i Prishtinës

Imer Mushkolaj – Gazetar dhe aktivist

Igballe Rogova – Aktiviste per te drejtat e grave

Veton Surroi

Dr. Dukagjin Pupovci – Ekspert i arsimit

Nora Ahmetaj –Experte e Drejtësië Tranzicionale

Flaka Surroi

Adelina Berisha – Aktiviste per te Drejtat e Grave

Rreze Abdullahu- Aktiviste

Korab Krasniqi – Aktivist

Prof.asoc. Arben Hajrullahu – Universiteti i Prishtinës

Seb Bytyci – IPOL

Edona Deva – CDF

Adriatik Kelmendi

Nermin Mahmuti – CDF

COMMENTS