Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër 'DokuFest' ka nisur dje rrugëtimin e edicionit të XVI-të. Në mesin e shumë të prani
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër ‘DokuFest’ ka nisur dje rrugëtimin e edicionit të XVI-të.
Në mesin e shumë të pranishmëve ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.
Ai me këtë rast është takuar edhe me vullnetarët e festivalit, teksa ka pohuar se fuqia e qytetarëve mund ta ndryshojë shoqërinë.
‘Më vjen mirë që pata rastin të takojë tri organizata vullnetar në Prizren – Fondacioni Lumbardhi, FEMaktiv dhe Dokufest. Fuqia e qytetarëve mund ta transformojë shoqërinë’, ka shkruar ambasadori në Facebook teksa mesin e vajzave janë edhe dy flautistet e njohura prizrenase, Kaltrina Krasniqi dhe Nita Krajku.
Ndryshe, festivali që po zhvillohet në qytetin e Prizrenit do të zgjasë deri më 12 gusht.
COMMENTS