Obama mbështetje të fuqishme Clintonit – Më e kualifikuar se unë e Bill (Video)

Obama mbështetje të fuqishme Clintonit – Më e kualifikuar se unë e Bill (Video)

Apel për ndihmë për Denisin, ai ka nevojë për ndihmën tonë (Video)
Bie nga banesa një vajzë në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë (Foto)

Në ditën e tretë të konventës së demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është bashkuar edhe Presidenti Barack Obama, i cili mbështeti sërish kandidaten tashmë të konfirmuar, Hillary Clinton.

Lideri i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se Clinton është personi më i kualifikuar për të qënë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara.

‘Pavarësisht se njerëzit mundohen shpesh që ta rrëzojnë, ajo nuk dorëzohet kurrë. Kjo është Hillary Clinton që unë njoh. Kjo është Hillary që unë kam ardhur të admiroj dhe mund ta them me konfidencë se nuk ka pasur asnjëherë më parë më të kualifikuar se Hilary Clinton për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë, qoftë grua apo burrë, përfshirë këtu ish Presidentin Bill, por edhe mua’, u shpreh Obama.

Më tej, Presidenti lëshoi edhe akuza në drejtim të Donald Trump duke nënvizuar se miliarderi nuk është i suksesshëm as si biznesmen, pasi shumë prej punëtorëve të tij kanë vite të papagura pune.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme në ditën e tretë të konventës ishte zyrtarizimi i Tim Kaine si zv/President Potencial. Senatori i Virxhinias do të garojë përkrah Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor.

Në konvetë mbajti fjalën e tij edhe zv/Presidenti aktual Joe Biden, i cili kritikoi kryesisht Donald Trump, duke e akuzuar këtë të fundit për demagogji.

Ndërkohë, ashtu sikurse ishte parashikuar, Clinton u mbështet edhe nga miliarderi i njohur dhe ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Michael Bloomberg.

‘Trump po na thotë se do ta drejtojë vendin njësoj sikur drejton biznesin e tij, epo Zoti na ndihmoftë’, u shpreh Bloomberg.

Milarderi shihet si një mbështetje mjaft e rëndësishme për Clinton, për shkak se ka një influencë të gjerë edhe në shtetin e New Yorkut. Ai është personi i gjashtë më i pasur në Shtetet e Bashkuara si dhe personi i tetë më i pasur në botë.

COMMENTS