40% më pak është numri i migrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika, nga janari në shkurt, tha Qeveria amerikane. Sekreta
40% më pak është numri i migrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika, nga janari në shkurt, tha Qeveria amerikane.
Sekretari për Siguri Kombëtare, John Kelly, tha se ‘ndryshimi i trendit’ është rezultat i politikave të ashpra të presidentit Donald Trump.
Trump ka nënshkruar një udhër ekzekutiv për ‘një barrierë të pakalueshme fizike’ në kufirin SHBA-Meksikë dhe ka dhënë udhëzime për dëbime.
Masat janë dënuar nga Meksika, e cila i ka cilësuar si ‘armiqësore’ dhe ‘të papranueshme’.
Rreth 11 milionë imigrantë pa dokumente jetojnë në SHBA, shumë prej tyre nga Meksika.
COMMENTS