Numri emergjent për shtetasit kosovarë në Francë +33 6 03 33 03 18

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës me shqetësim të thellë po i përcjell zhvillimet tragjike pas sulmit të mbrëmshëm në Nice të Francës, thotë Bashmir Xhemaj, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka shprehur solidarizimin dhe përkrahjen për qeverinë franceze, popullin e saj dhe familjet e viktimave. Republika e Kosovës ashtu si edhe më parë do të qëndrojë përkrah miqve në ditët të vështira sikurse kjo.

Që nga momenti i sulmit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze të sigurisë për t’u informuar në detaje nëse nga ky shpërthim ka të prekur shtetas kosovarë. Sikurse e dini edhe ju, numri i viktimave është i madh dhe ende ka pak informacione për sulmin, motivet, përkatësinë e viktimave.

Për këtë qëllim Ambasada në Paris, ka vënë në dispozicion një numër emergjent për shtetasit kosovarë për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje.

Numri i telefonit është: +33 6 03 33 03 18

Me këtë rast MPJ gjithashtu ju bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i informojnë familjet e tyre për gjendjen e tyre aktuale ndërsa shërbimi diplomatik dhe konsullor i Republikës së Kosovës në Paris, do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

COMMENTS