Numri 26 ters për lojtarët e La Ligas!

Koreografia e tifozëve të Legias bën xhiron e botës, një ushtar gjerman duke e qëlluar një fëmijë polak me pistoletë në kokë (Foto)
Shkup: Sonte zhvillohet ndeshja Real Madrid – Manchester United

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është përgjigjur në pyetjet e tifozëve në “Facebook”, duke zbuluar edhe një detaj interesant.

Ramos luajti ndeshjen e 500-t me Madridin, dhe kjo ishte arsyeja e bisedës me tifozët, të cilët ia dhanë një ide për ta bërë numrin e fanellës 93.

“Numri katër sjellë fat të mirë, por nuk mendoj se unë mund ta marr numrin 93-t”, ka thënë Ramos.

Ndoshta kapiteni i Real Madridit, mund ta kishte marr një numër të tillë në fanellë. Por, këtë gjë nuk e lejon rregulli i Federatës Spanjolle. Numri më i madh mund të jetë 25, duke e bërë këtë një nga Ligat më unike në Evropë.

Madje numri i fundit, ai i 25-ti është i rezervuar në përgjithësi për portierin e tretë të ekipeve.

COMMENTS