Nuk mund ta kuptosh ISIS-in nëse nuk e di historinë e vehabizmit në Arabinë Saudite

Nuk mund ta kuptosh ISIS-in nëse nuk e di historinë e vehabizmit në Arabinë Saudite

Në Kosovë numri i papunësisë i lartë, kompanitë ankohen se nuk po gjejnë punëtor
Arrestohen 7 persona pas sulmit në Londër (Video)

Ardhja dramatike e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) në skenën irakiane i ka tronditur shumë persona në Perëndim. Shumë nga ta kanë mbetur të hutuar – dhe të tmerruar – nga dhuna e tij dhe nga forca e tij dukshëm tërheqëse për rininë suni. Por, më tepër se aq, atyre u duket shqetësuese dhe e pashpjegueshme ndarja në dysh e ndjenjave e Arabisë Saudite përballë këtij manifestimi, duke pyetur veten “A nuk e kuptojnë sauditët se ISIS-i i kërcënon edhe ata, gjithashtu?”

Duket se – madje edhe tani – elita sunduese e Arabisë Saudite është e ndarë. Disa duartrokasin që ISIS-i po e lufton zjarrin shiitët iranianë me zjarr suni; dhe se një shtet i ri suni është duke marrë formë mu në zemër të asaj që ata e cilësojnë si trashëgim suni historik; dhe ideologjia e rreptë salafi e ISIS-it është duke i tërhequr ata.

Sauditët tjerë janë më të druajtur, dhe e rikujtojnë historinë e kryengritjes kundër Abd-al Aziz nga milicia vehabiste “Ikhwan” (Mohim: Ikhwan nuk ka aspak të bëjë me Vëllazërinë Myslimane ‘Ikhawan’ – shpjegim: të gjitha referencat më poshtë i bëhen milicisë vehabiste ‘Ikhwan’, dhe jo Vëllazërisë Myslimane ‘Ikhawan’), por e cila gati sa nuk e shkatërrojë plotësisht për brenda vehabizmin dhe al-Saudin në fund të viteve 1920-ta.

Shumë sauditë janë thellësisht të shqetësuar nga doktrinat radikale të ISIS-it, dhe kanë filluar të ngritin pyetje rreth disa aspekteve të drejtimit dhe diskursit të Arabisë Saudite.

Dualiteti i Arabisë Saudite

Mosmarrëveshjet e brendshme dhe tensionet rreth ISIS-it të Arabisë Saudite mund të kuptohen vetëm duke e nxjerr kuptimin e plotë të dualitetit të pandarë (dhe vazhdueshëm) që shtrihet në thelb të doktrinës së Mbretërisë dhe origjinave të saj historike.

Një pjesë dominues e identitetit saudit lidhet direkt me Muhammad ibn ‘Abd al-Wahhab (themeluesit të vehabizmit), dhe përdorimin në të cilin puritanizmi i tij radikal dhe përjashtues u vë nga Ibn Saud. (Ky i fundit në atë kohë nuk ishte asgjë më shumë se një lider i vogël – në mesin e shumë prej tyre – që vazhdimisht bastiste fiset bedouin në shkretëtirat tejet të varfra dhe thata të Nejd.)

Pjesa e dytë e dualitetit habites, lidhet pikërisht me kalimin pasues të mbretit Abd-al Aziz drejt shtetësisë në vitet 1920-ta: frenimin e dhunës e milicisë së Ikhwanit (në mënyrë që të këtë qëndrim diplomatik si shtet komb me Britaninë dhe Amerikën); institucionalizimin e impulsit origjinal të vehabizmit – dhe shfrytëzimin pasues të mundësisë së rritjes së madhe të petrodollarit në vitet 1970-ta, për ta larguar milicinë shpërthyese Ikhwani nga vendi drejt eksportit duke e përhapur një revolucion kulturor në vend të një revolucioni të dhunshëm nëpër botën islamike.

Por ky “revolucion kulturor” nuk ishte reformim i bindur. Ishte revolucion i bazuar në urrejtjen e Abd al-Wahhab të ngjashme me atë të Jacobin për kalbësirën dhe devijimin që ai e kishte perceptuar për të – prandaj bëri thirrje për ta spastruar islamit nga të gjitha herezitë dhe idhujtarit.

MASHTRUESIT MYSLIMANË

Autori dhe gazetari amerikan, Steven Coll, ka shkruar se si, Ibn Taymiyyah, ky ndjekës i rreptë dhe cenzurues i dijetarit të shekullit të 14-t, Abd al-Wahhab, i përbuzë fisnikët egjiptianë dhe osmanë të hijeshisë, artit, pirjes së duhanit, thithjes së hashashit dhe rrahjes së daulleve që kishin udhëtuar nëpër Arabi për t’u lutur në Mekë.

Sipas pikëpamjes së Abd al-Wahhab, ata nuk ishin myslimanë; ishin mashtrues që pretendonin të ishin myslimanë. Bile, as sjellja e vendorëve arabë të fisit bedouin nuk iu ka dukur atij më e mirë. Ata e kishin acaruar Abd al-Wahhabin duke i nderuar të shenjtit, duke ngritur varre me gurë dhe me paragjykimet e tyre (shembull: duke i admiruar varret apo vendet që cilësoheshin veçanërisht hyjnore). Të gjitha këto sjellje, al-Wahhan i kishte denoncuar si “bida” – të ndaluar nga Zoti.

Njëjtë si Taymiyyah para tij, edhe Abd al-Wahhab besonte se periudha e qëndrimit të Profetit Muhammad në Medinë ishte idealja e shoqërisë myslimane (kohërat më të mira), të cilën të gjithë myslimanët duhet të aspirojnë t’i arrijnë (kjo, në thelb, është salafi).

Taymiyyah i kishte shpallë luftë shiitëve, sufizmit dhe filozofisë greke. Ai kishte folur po ashtu edhe kundër vizitimit të varrit të profetit dhe festimit të ditëlindjes së tij, duke deklaruar se sjellje të tilla përfaqësojnë thjesht imitimin e adhurimit që të krishterët ia bëjnë Jezusit si Zot. Abd al-Wahhab e kishte përvetësuar të gjithë këtë mësim të më hershëm, duke theksuar se çfarëdo dyshimi apo hezitimi nga një besimtar apo besimtare në lidhje me pranimin e këtij interpretimi të veçantë të islamit duhet ta privojë atë nga imuniteti i tij apo saj ndaj jetës dhe pronës.

Një nga dogmat kryesore të doktrinës së Abd al-Wahhabit është bërë ideja kyçe e takfirit. Sipas doktrinës së takfirit, Abd al-Wahhab dhe ndjekësit e tij mund t’i cilësojnë myslimanët tjerë të pafe nëse ata angazhohen në aktivitetet që në çfarëdo mënyre i kalojnë kufijtë e sovranitetit të Autoritetit absolut ( pra, të Mbretit). Abd al-Wahhab i kishte denoncuar të gjithë myslimanët që i nderonin të vdekurit, shenjtit, apo engjëjt. Ai kishte thënë se ndjenjat e tilla devijonin nga përulja që një myslimanë duhet ta ndjente ndaj Zotit, dhe vetëm Zotit. Islami vahabi në këtë mënyrë ua ndalon besimtarëve myslimanë t’i luten të shenjtëve dhe të vdekurve, pelegrinazhin te varret dhe në xhamia të veçanta, festivalet fetare për festimin e shenjtorëve, festimin e ditëlindjes së Profetit Muhammad, si dhe ndalon përdorimin e gurëve në varrosjen e të vdekurve.

“Ata të cilët nuk pajtohen me këtë mendim, duhet të vriten, gratë dhe bijat e tyre të dhunohen, dhe pasuritë e tyre të konfiskohen,” kishte shkruar ai.

Abd al-Wahhab kishte kërkuar bindje – një bindje që duhej të demonstrohej në mënyrë fizike dhe të prekshme. Ai kishte argumentuar se të gjithë myslimanët duhet patjetër të zotoheshin individualisht për aleancë ndaj një lideri të vetëm mysliman (Kalifatit, nëse do të ekzistonte një). Ata të cilët nuk pajtohen me këtë mendim, duhet të vriten, gratë dhe bijat e tyre të dhunohen, dhe pasuritë e tyre të konfiskohen, kishte shkruar ai. Lista e femohuesve që e meritonin vdekjen përfshinte shiit, sufi dhe emërtime tjera myslimane, të cilët al-Wahhab nuk i konsiderohet aspak si myslimanë.

Këtu nuk ka asgjë që e ndan vehabizmin nga ISIS-i. Përçarja do të ndodhte më vonë: nga institucionalizimi i doktrinës së Abd al-Wahhab të Muhammad ibn “Një Sundues, Një Autoritet, një Xhami” – këto tri shtylla përkatëse për t’iu referuar mbretit saudit, autoritetit absolut të vehabizmit zyrtar, dhe kontrollit të botës nga ai (shembull: xhamisë).

Është kjo përçarje – mohimi i këtyre tri shtyllave nga ISIS në të cilat i gjithë autoritetit suni pushon – që e bën ISIS-in, i cili në të cila aspektet tjera përputhet me vehabizmin, një kërcënim të madh ndaj Arabisë Saudite.

HISTORI E SHKURTËR 1741 – 1818

Shpërndarja e këtyre pikëpamjeve tejet radikale të Abd al-Wahhabit çoi në mënyrë të pashmangshme në dëbimin e tij nga vetë qyteti i tij dhe në viti në 1741, pas disa bredhjeve, ai gjeti strehim nën mbrojtjen e Ibn Saud dhe fisit të tij. Apo çka Ibn Saud perceptoi te mësimet e një lloji të ri të Abd al-Wahhabit ishte mënyrat për ta rrëzuar traditën dhe konventën arabe. Ishte një mënyrë për ta marrë pushtetin.

Strategjia e tyre – sikurse e ISIS-it sot – ishte t’i bëjë njerëzit që i pushtonte të nënshtroheshin. Ata kishin për qëllim futjen e frikës.

Klani i Ibn Saudit, duke treguar interesim të papritur në doktrinën e al-Wahhabit, tash mund të bëjë atë që gjithmonë e ka bërë, që ishte bastisja e fshatrave fqinj dhe plaçkitja e pasurive të tyre. Vetëm se tani ata nuk po e bëjnë këtë brenda kufirit të traditës arabe, por në bazë të banerit të xhihadit. Ibn Saud dhe Adb al-Wahhabi po ashtu e kanë rifutur idenë e rënies martir në emër të xhihadit, duke pohuar se ata që bien martir futen drejtpërdrejt në parajsë.

Në fillim, ata pushtuan disa komunitete vendore dhe e vendosen sundimin e vet ndaj tyre. (Banorëve të pushtuar iu jepej një zgjidhje e kufizuar: konvertim në vehabizëm apo vdekje). Deri në vitin 1970, Aleanca e kontrolloi shumicën e Gadishullit Arab dhe vazhdimisht e sulmonte Medinën, Sirinë dhe Irakun.

Strategjia e tyre – sikurse e ISIS-it sot – ishte t’i bëjë njerëzit që i pushtonte të nënshtroheshin. Ata kishin për qëllim futjen e frikës. Në vitin 1801, Aleatët e sulmuan Qytetin e Shenjtë Karbala në Irak. I masakruan mijëra shiitë, përfshirë gra dhe fëmijë. Shumë vende të shenjta shiite u shkatërruan, përfshirë dhe vendi i shenjtë i imamit Hussein, nipit të vrarë të Profetit Muhammad.

Një zyrtar britanik, togeri Francis Warden, i cili po e mbikëqyrte situatën në atë kohë, pati shkruar: “Ata e plaçkiten të tërin [Karbala], dhe e grabiten Varrin e Hussein…duke masakruar në pikë të ditës mbi pesë mijë banorë…”

Osman Ibn Bishr Najdi, historiani i shtetit të parë saudit, shkroi se Ibn Saud kreu masakër në Karbala në vitin 1801. Ai me krenari e dokumentoi masakrën duke thënë: “E pushtuam Karbalan dhe i masakruam dhe i morëm njerëzit e tij [si robër], pastaj lavdërimi i takon Allahut, Zotit të Botëve, dhe ne nuk kërkojmë falje dhe themi: ‘Dhe për pa besimtarët: do ta merrni të njëjtin trajtim.’”

Në vitin 1803, Abdul Azzi u fut në Qytetin e Shenjtë të Mekës, i cili u dorëzua nën ndikimin e terrorit dhe panikut (i njëjti fat do t’i ndodhte edhe Medinës). Ndjekësit e Abd al-Wahhabit e shkatërruan monumentet historike dhe të gjitha varret dhe vendet e shenjta në mesin e tyre. Deri në fund, ata kishin shkatërruar qindvjeçar të arkitekturës islamike afër Xhamisë së Madhe.

Por në nëntor të vitit 1803, një vrasës me pagesë shiit vrau Mbretin Abdul Aziz (duke u hakmarrë për masakrën në Karbala). Biri i tij, Saud bin Abd al Aziz, e zuri vendin e tij dhe e vazhdoi pushtimin e Arabisë. Megjithatë, sunduesit osmanë nuk munden më thjesht të uleshin dhe shikonin teksa perandoria e tyre po asgjësohej copa-copa. Në vitin 1812, ushtria osmane, e përbërë nga egjiptianët, e largoi Aleancën nga Medina, Jedda dhe Meka. Në vitin 1814, Saud bin Abd al Aziz vdiq nga ethet. I biri i tij i pafat, Abdullah bin Saud, ishte marrë nga osmanët në Stamboll, ku ishte ekzekutuar në mënyrë të tmerrshme (një vizitor në Stamboll kishte raportuar se e kishte parë atë duke u poshtëruar nëpër rrugët e Stambollit për tri ditë rresht, e pastaj ishte varur dhe në fund iu ishte hequr koka. Koka e tij e prerë ishte hedhur nga një top dhe zemra i ishte nxjerrë jashtë dhe ishte shpuar në trup).

Në vitin 1815, forcat vahabi dërrmuar nga egjiptianët (që po vepronin në emër të Perandorisë Osmane) në një betejë vendimtare. Në vitin 1818, osmanët e pushtuan dhe shkatërruan kryeqytetin e vehabizmit, Dariyah. Shteti i parë saudit u shua. Pak vehabi të mbetur u tërhoqën dhe shkuan në shkretëtirë për t’u bashkuar, dhe mbeten aty, të palëvizshëm për pjesën më të madhe të shekullit 19-t.

HISTORIA RIKTHEHET ME ISIS-in

Nuk është e vështirë ta kuptosh si financimi i Shtetit Islamik nga ISIS në Irakun e sotëm mund t’ua ngjallë kujtimet atyre që e dinë këtë histori. Vërtet, karakteret e vehabizmit të shekullit të 18-t nuk kanë vdekur në Nejd, por janë rikthyer në jetë kur Perandoria Osmane ra midis kaosit të Luftës së Parë Botërore.

Al saudët – në rilindjen e shekullit 20-t – u udhëhoqën nga Abd-al Azizi i mprehtë politikisht dhe i përmbledhur, i cili, për t’i bashkuar fiset e ndara bedouin, nisi “Ikhwanen” saudite në frymë të luftimeve të mëhershme të Abd-al Wahhabit dhe Ibn Saudit për t’i konvertuar me forcë njerëzit.

Ikhwan ishte mishërim i lëvizjes së mëhershme të egër avangarde e gjysmë të pavarur të moralistëve të armatosur e përkushtuar vehabistë, të cilët gati sa nuk e kishin pushtuar me sukses Arabinë kah fillimi i viteve 1800-ta. Në mënyrën e njëjtë si më herët, Ikhwan përsëri kishte pasur sukses në kapjen e Mekës, Medinës dhe Jeddas mes viteve 1914 dhe 1926. Abd-al Aziz, megjithatë, kishte filluar t’i ndjente interesat e tij më të gjera për t’u kërcënuar nga “Jakobinimzi” revolucionar i shfaqur nga Ikhwan.

Ikhwan u revoltua duke çuar drejt një lufte civile që zgjati deri në vitet 1930-ta, kur mbreti i vrau ata: i vrau me automatikë.

Për këtë mbret (Abd-al Aziz), vërtetësitë e thjeshta të dekadave të mëparshme po shkatërroheshin. Nafta po zbulohej në gadishull. Britania dhe Amerika po tentonin ta joshnin Abd-al Azizin, por ende ishin të prirë që ta përkrahnin Sharif Husain si sunduesin e vetëm legjitim të Arabisë. Sauditët duhet të zhvillonin një qëndrim më të sofistikuar diplomatik.

Prandaj vehabizmi ishte ndryshuar me forcë nga një lëvizje e xhihadit revolucionar dhe pastrimi teologjik takfiri, në një lëvizje të da’was fetare, teologjike, politike, sociale dhe konservatore (thirrje islamike) si dhe për ta arsyetuar institucionin që i qëndron besnik familjes mbretërore saudite dhe mbretit absolut në pushtet.

PASURIA E NAFTËS E SHPËRNDAU VEHABIZMIN

Me ardhjen e burimit të fitimit të naftës – siç edhe shkruan dijetari francez, Giles Kepel, synimet saudite ishin që të tentonte të komunikonte dhe ta shpërndante vehabizmin nëpër botën myslimane… për ta vehabizuar islamin, e nga këtu e tutje për t’i zvogëluar zërat e shumëfishtë brenda fesë në një besim të vetëm – një lëvizje që do t’i kapërcente ndarjet kombëtare. Miliarda dollarë ishin – dhe vazhdojnë – të investohen në manifestimin e fuqisë së butë.

Ishte kjo përzierje marramendëse e projeksionit miliarda dollarësh të fuqisë së butë – dhe gatishmëria saudite për ta menaxhuar islamin suni në mënyrë që t’i shtojë interesat e Amnerikës, siç edhe njëkohësisht e ka ngulitur vehabizmin në edukim, shoqëri dhe kulturë nëpër tokat e islamit – që e bëri varësi politikën perëndimore në Arabinë Saduite, një varësi që ka rezistuar që nga takimi i Abd-al Azizit me Roosevelt në anijen luftarake amerikane (që po e kthente presidentin nga Konferenca e Yaltas) deri më sot.

Perëndimorët e shikuan Mbretërinë dhe vështrimi ngulitës i tyre u tërhoq nga pasuria: nga modernizimi i dukshëm; nga udhëheqësia e vetëshpallur e botës islamike. Ata zgjodhën që të supozonin se Mbreteria po iu përkulej domosdoshmërive të jetës moderne dhe se menaxhmenti i islamit suni do t’i përkulej Mbretërisë po ashtu, për jetën moderne.

Në njërën anë, ISIS është thellësisht vehabist. Në anën tjetër, është tejet radikal në një mënyrë tjetër. Mund të shihet thellësisht si lëvizje korrigjuese ndaj vehabizmit të sotëm.

Por qasja e Ikhwans saudite ndaj islamit nuk ka vdekur në vitet 1930-ta. U tërhoq, por mbajti qëndrimin e vet ndaj pjesëve të sistemit – prandaj dualiteti të cilin ne e shohim sot është qasja saudite ndaj ISIS-it.

Në njërën anë, ISIS është thellësisht vehabist. Në anën tjetër, është tejet radikal në një mënyrë tjetër. Mund të shihet thellësisht si lëvizje korrigjuese ndaj vehabizmit të sotëm.

ISIS është një lëvizje e dalë nga Media: I shet veprimet e dy Kalifateve të para, e jo vetë Profetin Muhammad, si burim të arritjes, dhe me forcë e mohon pohimin e autoritetit të sauditëve për të sunduar.

Derisa monarkia saudite lulëzoi në epokën e naftës në një institucion edhe më të rëndësishëm, lutja e mesazhit të Ikhwan fitoi në terren (përkundër fushatës modernizuese të mbretit Faisal). Qasja Ikhwan gëzoi – dhe ende gëzon – përkrahjen e shumë burrave dhe grave dhe sheikëve të rëndësishëm. Në një kuptim, Osama bin Laden ishte pikërisht përfaqësuesi i një lulëzimi të vonshëm të kësaj qasjeje Ikhwan.

Sot, minimi i i legjimitetit të Mbretit nga ISIS-i nuk duket të jetë problematik, por kthim në origjinat e vërteta të projekti të vehabizmit saudit.

Në menaxhimin bashkëpunues të rajonit nga sauditët dhe Perëndimi në ndjekje të shumë projekteve perëndimore (luftimi i socializmit ba’athizmit,nasserizmit, ndikimit sovjetik dhe iranian), politikanët perëndimorë e kanë nënvizuar interpretimin e zgjedhur të Arabisë Saudite (pasurinë, modernizimin dhe ndikimin), por ata kanë vendosur që ta injorojnë impulsin e vehabizmit.

Në fund të fundit, më shumë lëvizje radikale islamike janë perceptuar nga shërbimet inteligjente të Perëndimit si lëvizje që ishin më efektive në rrëzimin e Unionit Sovjetik në Afganistan, dhe në luftimin e liderëve dhe shteteve të dala prej qejfi në Lindje të Mesme.

Pse duhet të befasohemi atëherë, se nga mandatet perëndimoro-saudite të Princit Bandar për kryengritjen në Siri kundër Presidentit Bashar Assad është dashur të dalë një lëvizje avangarde dhe e dhunshme që nxit frikë e llojit neo-Ikhwan: ISIS? Dhe pse duhet të jemi të befasuar – duke ditur pak për vehabizmin – se kryengritësit e moderuar në Siri do të bëhen më të rrallë se një njëbrirësh mitik? Pse duhet të kemi imagjinuar se vehabizmi radikal do të krijonte persona të moderuar? Apo pse mund të imagjinojmë se një doktrinë “Një Lider, një Autoritet, Një Xhami: të cilës duhet t’i bindesh apo do të vritesh” mund të çojë përfundimisht drejt përmbajtjes apo tolerancës?

Apo, mbase, kurrë s’e kemi imagjinuar.
(Ky artikull është Pjesa I e analizës së historisë së rrënjëve të ISIS-it dhe ndikimit të tij në të ardhmen e Lindje së Mesme nga autori Alastair Crooke, dhe i përkthyer nga GE)

COMMENTS