Nuk kalon në votim të parë projektligji për Buxhet 2018

Nuk kalon në votim të parë projektligji për Buxhet 2018

SHBA do të furnizojë këtë vend me super-avionët luftarakë
Haradinaj sërish kërkon përfshirjen e SHBA-së në ‘temat e hapura’

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as pas më shumë se 24 orë diskutime nuk kanë arritur ta votojnë në lexim të parë buxhetin për vitin 2018. Kjo pasi nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votimin e saj.

Nga 88 deputetë sa ishin në sallë vetëm 60 prej tyre morën pjesë në votim, derisa votën për buxhetin e dhanë 58 deputetë, një kundër dhe një abstenim.

Ky projektligj të kalojë në lexim të parë dhe i njëjti sillet sërish në votim derisa të bëhen votat.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se këtë pikë do ta hedhë sërish në votim gjatë kësaj seance por mbledhja plenare përfundoi para pak çaste për të vazhduar në atë të radhës.

Deputetët e Kuvendit ndërkaq, kanë miratuar Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Ky projektligj mori 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ministri i Financave Bedri Hamza, duke prezantuar projektligjin, tha se ky projektligj i shërben prioriteteve të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për të krijuar ambient të favorshëm për të bërë biznes në Kosovë.

Ndërsa, kryetari i komisionit për buxhet dhe financa Lumir Abdixhiku, theksoi se projektligji nuk paraqet buxhet shtesë për buxhetin e Kosovës. Ai tha se komisioni që ai udhëheq ka dhënë rekomandimin që të miratohet në lexim të parë ky projektligj. Këtë projektligj e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare.

COMMENTS