Nuk i njeh personalisht, por Haradinaj shprehet i kënaqur me punën e krejt zv.ministrave

Nuk i njeh personalisht, por Haradinaj shprehet i kënaqur me punën e krejt zv.ministrave

Zyra e Kryeministrit është shprehur e kënaqur me punën që deri më tani kanë bërë zëvendësministrat, numri i të cilëve arrin në 80. Në bazë të rapor

Zyra e Kryeministrit është shprehur e kënaqur me punën që deri më tani kanë bërë zëvendësministrat, numri i të cilëve arrin në 80.

Në bazë të raporteve të punës që i kanë dorëzuar në zyrën e kryeministrit, koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se shihet se zëvendësministrat kanë pasur angazhime serioze.

‘Prej punës që ata kanë prezantuar në raportet e tyre tregojnë se kanë pasur angazhim serioz. Ka ministri që zëvendësministrat kanë pasur punë shumë konkrete, aty ku janë koordinatorë të temave të caktuara dhe udhëheqës të projekteve të caktuara’, ka thënë ai duke u shprehur i kënaqur me punën që ata kanë bërë deri më tani.

‘Nga ajo çka kam parë në raporte, jam i kënaqur me punën e zëvendësministrave, por ky është vetëm një vlerësim personal, sepse vlerësimin për punën e tyre duhet ta japin ministrat dhe kryeministri’.

Edhe zëvendësministrat të cilët janë kontaktuar nga gazeta kanë mbrojtur punën e tyre gjatë kësaj periudhe kohore të qeverisjes.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme që vjen nga radhët e PDK-së, Izmi Zeka, ka thënë se raporti i punës së tij është fokusuar në tri drejtime: takimet me miqtë ndërkombëtarë, angazhimi në strategjinë për migrim, riatdhesim dhe armë, si dhe në politikëbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Edhe zëvendësministri i AKR-së në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se ka punuar më shumë se kolegët e tij zëvendësministra në këtë ministri.

Por, njohësit e rrethanave politike mendojnë se zëvendësministrat me punën e tyre nuk i arsyetojnë as pagat që marrin.

COMMENTS