‘Nuk i duam ata këtu’ – Trump ndalon migrimin nga vendet myslimane

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka urdhëruar ndaljen e pakufizuar të hyrjes së refugjatëve sirianë në Amerikë dhe pezullimin e vizitave nga disa v

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka urdhëruar ndaljen e pakufizuar të hyrjes së refugjatëve sirianë në Amerikë dhe pezullimin e vizitave nga disa vende të tjera myslimane.

Presidenti Trump, mbrëmë vonë ka urdhëruar suspendimin e migrimit nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane për 90 ditë, derisa të implementohet procesi ‘ekstrem i shqyrtimit’.

‘Po krijoj masa të reja të vërtetimit, që terroristët radikal islamikë të mbahen jashtë Shteteve të Bashkuara’, tha Trump derisa i ka paraqitur urdhërat e tij në Pentagon, dhe ka shtuar se ‘nuk i duam ata këtu’.

Në urdhërat e tij nuk është specifikuar se cilat vende do të preken, por agjencitë AP dhe Reuters raportuan se në këto masa me gjasë do të përfshihen Irani, Iraku, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Trump, po ashtu, ka urdhëruar pezullimin katërmujor të programit amerikan për refugjatë për Irakun, Afganistanin dhe Pakistanin.

Ai e ka përcaktuar numrin prej 50 mijë refugjatëve nga e gjithë bota që Shtetet e Bashkuara do t’i pranojnë këtë vit.

Një përjashtim madhor për ndalesën e refugjatëve është bërë për të krishterët sirianë, për të cilët Trump tha se janë të shtypur në vendin e tyre.

Trump tha se do të pranohen në SHBA vetëm ata që do të mbështesin vendin tonë dhe që e duan me të vertetë popullin amerikan.

COMMENTS