Nuk është dhe aq keq të punosh ulur (Video)

James Blake publikon këngën e re me Natalie Portman (Video)
Ajo ka thyer barrierat e asaj që quajmë ‘e bukur’ (Video)

Qëndrimi ulur është quajtur edhe trendi i “duhanit të ri”, për shkak të rrezikut të saj për shëndetin publik, sidomos për njerëzit që kanë një punë zyre ulur.

Në 15 vitet e shkuara qëndrimi ulur lidhej me kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje edhe depresionin. Një sërë shkrimesh u botuan lidhur me rrezikun e qëndrimit ulur dhe për njerëzit që nuk bëjnë ushtrime.

Më pas u bënë mjaft popullore tavolinat e larta për të inkurajuar njerëzit të ngriheshin nga karriget e tyre për të përmirësuar shëndetin. Por në të vërtetë a është kaq i rrezikshëm qëndrimi ulur? Dhe a na nevojiten vërtetë këto tavolina të larta?

Çfarë thonë të dhënat?
Në studimet e fundit tregohet se disa lloje qëndrimesh ulur ndikonin në dy tipe diabeti. Ajo çfarë donte të tregonte një studim ishte nëse ka ndonjë diference mes qëndrimit ulur duke parë televizor ose jo, në shtëpi dhe qëndrimit ulur në zyrë.

Të dhënat treguan se kishte një lidhje të dobët mes kohës së shpenzuar para televizorit dhe diabetit.

Për njerëzit që janë inaktivë fizikisht, ndodh ndryshe. Studimet e fundit tregojnë se shpenzimi i kohës ulur lidhet me zhvillimin e diabetit, por vetëm për ata që janë inaktivë dhe obezë. Por nuk është e gjithë historia. Janë dy faktorë risku të tjera, lloji dhe përmbajtja.

Ulja në tavolinën e punës dhe qëndrimi para televizorit nuk kanë të njëjtin ndikim në shëndet. Pasi ti në tavolinën e punës je më aktiv, merresh me diçka, bëhesh më social me të tjerët, dhe psikologjikisht je në aktivitet.

Por kur gozhdohesh me orë të tëra para televizorit, bëhesh më pak social, ke një shëndet mendor të dobët, ha ushqime jo të shëndetshme etj. Të gjitha këto çojnë në sëmundjet kronike.

COMMENTS