Note 8 me bateri nga LG?

Note 8 me bateri nga LG?

Samsung apelon që t’i fikni telefonat ‘Galaxy Note 7’
Valixhja që ju ‘ndjekë’ (Video)

Samsung është duke konsideruar furnizimin me bateri për Note 8 nga kompania LG. Kështu të paktën thuhet në një raport nga Korea Jugore.

Për më shumë, edhe telefonat tjerë të ardhshëm të Samsung, sipas raportit, do të kenë baterinë e prodhuar nga kjo kompani.

Bisedimet kanë filluar dhe ende nuk është finalizuar asgjë, mirëpo një marrëveshje mes kompanive mund të jetë afër.

Nëse kjo marrëveshje arrihet, Galaxy Note 8 do të jetë telefoni i parë Samsung që paketon bateri të prodhuar nga LG.

Përveç LG-së, Samsung ka në listën e ofertuesve të baterisë edhe Samsung SDI dhe ATL. Duhet të përmendet që Note 7 ka përdorur bateri prej këtyre dy ofertuesve dhe të dy variantet e pajisjes kanë dalur të jenë problematike.

COMMENTS