Norvegjia më e lumtura në botë (Video)

Norvegjia më e lumtura në botë (Video)

Porsche elektrik me dy rrotë (Video)
Shoqet një shekullore (Video)

Norvegjia është cilësuar si vendi më i lumtur në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian, sipas raportit Botëror për matjen e Lumturisë të publikuar të hënën.

Kombi skandinav, i cili vitin e kaluar ishte renditur si vendi i katërt më i lumtur në botë, këtë vit është renditur në vendin e parë në bazë të disa llogaritjeve për matjen e lumturisë shoqërore.

Llogaritjet bëhen në fushat si: kujdesi, liria për të marrë vendime të jetës, bujaria, qeverisja e mirë, ndershmëria, çështjet shëndetësore dhe të ardhurat.

Danimarka, këtë vit u rendit e dyta, e ndjekur nga Islanda dhe Zvicra. Kosova, sipas raportit vjetor të Lumturisë është renditur në vendin e 78-të në botë, ndërsa Shqipëria në vendin 109 në mesin e 155 vendeve të botës.

COMMENTS