Nora Istrefi, paraqitja e parë publike si artiste (Video)

Nora Istrefi, paraqitja e parë publike si artiste (Video)

Stresi i shpëton burgut, por…
Vajza e Fatmir Limës maturante: Shikoni sa elegantet duket Leonita (Foto)

Ajo sot cilësohet si një nga këngëtaret më të suksesshme në trojet shqiptare. Nora Istrefi shkëlqen me përformancat e saj, elegancën dhe stilin unik të këngëve që ka përcjell shumë breza ndër vite, transmeton zico.tv

Por, shumë pak nga ne e kujtojnë paraqitjen e parë publike të Norës si këngëtare. Kënga e parë që e bëri të famshme është ‘Shko tash’, të cilën e këndoi në xhirimet festive të organizuara nga ZICO Company dhe Labia në muajin nëntor të vitit 2003.

E bukur, me një fizik provokues këngëtarja e talentuar Nora Istrefi ka njohur veç suksese. Pothuajse të gjitha këngët e saj janë hite.

Vlen të përmenden: Taksi, Negativ, Mos më le, Vetëm mua, Secret, Dy shokë e të tjera, hitet aktuale Sa t’kom dasht e cila rrëmbeu edhe çmimin Best RnB në ZhurmaVMA12, si dhe Majëm e cila është publikuar javë më parë.

Vite më parë Nora ka bërë edhe këngë të bukura duete që mbesin në kujtesë, siç janë: Pa fat me këngëtarin Sinan Vllasaliu, As ni zo me MC Kresha, Unë e di me Ermal Fejzullahu e të tjera.

Nezir Istrefi quhej babai i Norës, gazetari i cili nuk jeton më. Pas aksidentit të babait, Nora jetoi me nënën e saj këngëtaren Suzana Tahirsylaj, motrat Nita Istrefi, yllin Era Istrefi dhe vëllain Bledi Istrefi.

nora-fmi

nora-istrefi-me-familje

Karriera e saj ka nisur në moshën 18 vjeçare, ndërsa sot është në momentin më të mirë të karrierës së saj.

Nora e Robert Berisha përbëjnë njërin nga çiftet më simpatike të estradës, të cilët janë bekuar me vajzën e tyre Rene.

nora-nuse

nora-roberti-e-rene

COMMENTS