Nora Istrefi me projekt befasi, ja imazhet e para (Foto)

Nora Istrefi me projekt befasi, ja imazhet e para (Foto)

Prezantueses së njohur i shpërthen fustani, bëhet hor (Foto)
Revista britanike: Bebe Rexha ‘Mbretëreshë’ (Foto)

Këngëtarja Nora Istrefi shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor.

Deri më tani ajo ka qëndruar në heshtje duke mos zbuluar asgjë, por burimet e Telegrafit konfirmojnë se ajo brenda pak ditësh do të publikojë projektin e saj më të ri, i cili me gjasë do të jetë bashkëpunim.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe disa fotografi gjatë xhirimeve të klipit të saj të ri.

Një klip i thjeshtë dhe me pamje nga peizazhi, ka qenë përzgjedhja e Entermedias, produksioni i cili u pa në xhirimet e këtij projekti të ri të këngëtares.

Se për çfarë bëhet fjalë, këngëtarja Istrefi do të thyejë heshtjen në momentin që do të publikojë klipin e saj më të ri.

COMMENTS