Nora Istrefi me mesazh për Tunën pas lindjes së Tianit (Foto)

Xuxi thotë se do bëj duet me Dafina Zeqirin (Video)
Tre shqiptarë në ‘Fast and Furious 8’

Këngëtarja Nora Istrefi, ka uruar kunatën e saj, kolegen Tuna Sejdiu, për lindjen e fëmiut të parë.

Tiani i vogël tashmë në jetë po shijon momentet e para, teksa nëna e tij këngëtare po merr urime të shumta.

Është Nora Istrefi ajo që me një koment të ëmbël në foton e Patris Berishës në Instagram ka uruar kunatën e saj.

‘Tian mirë se erdhe në këtë botë. Të pacim shumë unë dhe Renee’, ka shkruar Nora, shoqëruar me simbole plot zemra.

Nora dhe Tuna duket se do të shijojnë më shumë kohë me njëra-tjetrën dhe pse jo kjo e fundit mund të marrë mësime nga kunata e saj e cila tashmë po e rrit suksesshëm vajzën Renee.

Përndryshe, Tuna u bë nënë për herë të parë të martën rreth orës 15:00 teksa u përcoll nga një furi raportimesh mediatike.

COMMENTS