Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në finale të turneut Grand Prix

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në finale të turneut Grand Prix

14-vjeçari thyen rekord në basketbollin e Kosovës
Tri rikthimet e mëdha të Barcelonës në Ligën e Kampionëve (Video)

Dy xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë shkëlqyer në turneun Grand Prix që po mbahet në Antalya të Turqisë. Ato janë kualifikuar në finale në kategoritë e tyre dhe tashmë do të luftojnë për medaljet e arta.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova në çerekfinale e mposhti xhudisten nga Kirgistani, Beldiagina, ndërsa në gjysmëfinale e mposhti garuesen nga Mongolia, Cebegbataar. Ndë kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria mposhti në çerekfinale rivalen nga Izraeli, Ariel Bezalel, ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudisten turke Merve Tash.

Kjo është hera e parë, që në një Grand Prix të xhudos, arrijnë në finale dy xhudiste nga Kosova.

COMMENTS