Noizy: Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën (Video)

Noizy: Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën (Video)

Kush ia bleu veturën luksoze Rovena Stefës? (Foto & Video)
Mihrije Braha: ‘Si cigaren e fundit më fike’ (Video)

Reperi shqiptar Noizy, ka folur për herë të parë në lidhje me përplasjen me dy anëtarët e grupit Babastars, Skivi dhe Cozman rreth një javë më parë.

Në një lidhje me skype për emisionin ‘Opinion’, Rigels Rajku – Noizy kërkoi me ngulm dhe bëri thirrje që xhirimet e kamerave të sigurisë të hotelit ‘Swiss Diamond’ të gjenden dhe në këtë mënyrë do të mësohej e vërteta se pse nisi sherri mes grupit të tij dhe Babastars.

Reperi shqiptar i cili mbeti i plagosur lehtë tha se e gjitha kishte filluar pasi ‘një makinë erdhi me shpejtësi dhe desh i shtypi çunat. Erdhi në parkingun e Swiss Diamond dhe pasqyra e madhe e Range Rover përplasi një nga anëtarët e OTR’.

‘Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën, nuk këndoj më’ deklaroi Noizy.

Mosekzistencën e filmimeve të kamerave të sigurisë e konfirmoi në studio dhe gazetari Berat Buzhala i cili tha se gjithashtu ishte interesuar për t’i pasur ato xhirime.

Noizy u shpreh i revoltuar edhe me mediat për mënyrën sesi e kanë trajtuar përleshjen mes tij dhe Cozman.
Reperi tha se gazetarët shqiptarë me pak lekë shkruajnë edhe lajme të ekzagjeruara.

Sipas tij, me 50 euro ai mundet ta bëjë një gazetar të këndojë. ‘Me 50 euro e bën gazetarin sot me këndu’, u shpreh reperi Noizy.

COMMENTS