Njihuni me 5 femrat më të fuqishme të botës (Video)

Njihuni me 5 femrat më të fuqishme të botës (Video)

Ja kur del bashkëpunimi mes Vjollca Haxhiut dhe Xenit (Video)
Macet e ‘mençura’ kërkojnë ushqim duke i rënë ziles

Fuqia e femrave, edhe pse e shfaqur shpesh herë me nota modeste, është një nga mekanizmat më të rëndësishëm të kohëve moderne, e sigurisht bashkë me fuqinë vijnë edhe paratë. Të gjithë e njihni Bill Gates apo Zuckenberg, por radha është t’i njihni disa nga femrat më të fuqishme të botës.

Christy Walton 36,7 miliardë dollarë

Christy Walton e mori në dorë pasurinë në vitin 2005, kur burri i saj vdiq. Burri i saj John Walton ishte një nga bijtë e Sam Walton (themeluesi i Walmart). Gjithë familja Walton është shumë e pasur por Christy Walton ka investuar dhe ne First Solar dhe renditet si gruaja më e pasur në botë.

Liliane Bettencourt 34,5 miliardë dollarë

Liliane Bettencourt është aksioneria kryesore e gjigandit te kozmetikës L’Oreal. Babai i saj ka themeluar kompaninë dhe Liliane ka punuar fillimisht ne kompani si në moshën 15 vjeçare. Ajo e ka trashëguar e kompaninë nga babai i saj.

Alice Walton 34,3 miliard dollarë

Alice Walton është bija e Sam Walton e Walmart. Ajo është filantropi i madh në familjen e saj. Ajo nuk ka trashëguar vetëm pasurinë e babait të saj, ajo gjithashtu bëri një emër për veten duke punuar në industrinë financiare. Ajo gjithashtu u bë një forcë shtytëse për ndërtimet në Northwest Arkansas Regional Airport.

Jacqueline Badger Mars 20 miliard dollarë

Jacqueline Badger Mars është trashëgimtare e familjes Mars. Mars është kompania më e madhe e karamele në botë dhe Jacqueline e ndan shoqërinë me dy vëllezërit e saj.

Gina Rinehart 17,7 miliardë dollarë

Kjo australiane e ka pasurinë e saj nga projektet e mineraleve te hekurit dhe qymyrit në pjesët perëndimore dhe veriore të Australisë. Hekuri dhe qymyri është zbuluar nga babai i saj dhe ajo ka trashëguar pasurinë e tij duke u bere kështu një nga femrat me te pasura ne bote.

COMMENTS