Njësia Speciale me aksion në lokalet e natës, arrestohen disa persona (Foto)

Njësia Speciale me aksion në lokalet e natës, arrestohen disa persona (Foto)

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës pas mesnatës ka ndërmarrë një aksion për kontrollimin e disa lokaleve në Prishtinë.

Aksioni ka filluar te Lesna, ku janë kontrolluar disa vendqendrime të të rinjëve të kryeqytetit.

Mësohet se gjatë kontrollit janë gjetur substanca narkotike, ndërsa policia ka arrestuar disa persona.

Më pas aksioni ka vazhduar në një klub nate afër Hotelit Grand, ku policia ka kontrolluar dhjetra persona që gjendeshin brenda.

Pasi janë kontrolluar detajisht, grupe të njerëzve janë liruar duke u zbrazur lokali.

Aksioni ka zgjatur disa orë pas mesnatës dhe policia pritet të dalë gjatë ditës me njoftim zyrtar.

COMMENTS