Një shtëpi nga plehrat (Video)

Një shtëpi nga plehrat (Video)

Vjedhje spektakolare e delfinit (Video)
Blen shpellë për 1 euro – e transformon në pallat luksoz (Foto)

Nargis Latif përdor mbetjet plastike për të krijuar shtretër, rezervuare dhe tualete të lëvizshme. Ajo dëshiron që bota ta marrë vesh këtë.

30 vjet më parë ajo ndodhej në buzës të vdekjes, në një spital të Karaçit, në Pakistan. Doktorët dyshonin për kancer në gjak, por nuk arrinin t’i jepnin diagnozën.

Teksa dergjej në shtrat Nargis i kishte bërë një premtim Zotit që nëse shërohej do të bënte diçka të mirë. Prej asaj kohe, ajo merret me riciklimin e mbejteve plastike.

Latif krijoi projektin Gul Bahao (Të lulëzojnë lulet) dhe me skuadrën e saj të aktivistëve të mjedisit përdor mbetjetet plastike për të krijuar shtëpi, rezervuare uji, divanë etj.

‘Kjo nuk ka qënë e lehtë. I dedikova gjithë jetën timë kësaj. Nëse e arrini njëherë, nuk ka kthim pas. Gjithashtu ishte një vendim i vështirë pasi babai im ishte kundër kësaj nisme. Më tha të mos merrem me këtë, pasi do më shkatërronte’, rrëfen ajo.

Gul Bahao lindi 22 vite më parë me një ‘ushtri’ prej 70 djemsh nga Uzbekistani, të cilët e ndihmonin Latif të mblidhte mbetje plastike, perimesh e frutash dhe materiale të tjera, në të gjithë Karaçin. Që atëherë projekti u konkretizua, dhe prodhimet e Latif ishin mjaft të dobishme për strehim pas tërmetit të 2005 në Pakistan.

COMMENTS