Një plejof pa rivalitetin që sjellin Peja e Trepça

Një plejof pa rivalitetin që sjellin Peja e Trepça

Ndeshjet e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll janë të zakonshme për kapitenin e Sigal Prishtinës, Edmond Azemi. Ai ka gati dy dekada që rregullisht paraqitet në këtë pjesë të garës, ku vendoset për titullin. Dhe për të gjitha këto vite përvojë janë dy skuadra që i kanë përcjellë atë dhe skuadrën e tij.

Janë Peja dhe Trepça, që këtë stinor kanë ngelur jashtë katërshes së parë apo ‘katërshes së madhe’, siç njihej grupi i Prishtinës, Pejës, Trepçës dhe Bashkimit, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina e Bashkimi janë në dy pozitat e para dhe favoritet kryesore për titull, por pas tyre vijnë dy skuadra të tjera, të pazakonshme për gara të plejofit: Rahoveci dhe Ylli.

Ky është plejofi i parë pas luftës, ku nga katër ekipet më të mira në vend do të mungojnë dy.

Trepça edicionin do ta mbyllë në pozitën e pestë në tabelë, kurse Peja po lufton për t’i ikur plejautit. Rrezikon të bjerë nga liga shkaku i krizës së madhe financiare, që e ka kapluar edicionin e shkuar e po vazhdon ende. Skuadra e Trepçës pas luftës ka fituar tre tituj kampioni, kurse Peja dy.

COMMENTS