‘Një ndalje, një kontroll’ në Merdar dëshmohet efikase

‘Një ndalje, një kontroll’ në Merdar dëshmohet efikase

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Merdarë. Me këtë rast ai u njoftua nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Merdarë. Me këtë rast ai u njoftua nga përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në këtë pikë, për mbarëvajtjen e punës dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Komandanti i Policisë Kufitare, Sead Gashi, bëri të ditur se ekziston një bashkëpunim i mirë mes të gjitha agjencive të cilat shërbejnë në këtë pikë kalimi kufitar. Ai theksoi se kjo pikë është shumë e frekuentuar, sidomos gjatë sezonit verore, por në saje të bashkëpunimit me doganën me moton ‘Një ndalje, një kontroll’, nuk mungon efikasiteti.

Zëvendësministri Shkodra ofroi përkrahjen e tij dhe të MPB-së në përkrahje të policisë, sa u përket projekteve konkrete.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Shkodra u njoftua edhe për ritmin e punimeve të pikës së kalimit kufitar në Merdare, projekt ky i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

COMMENTS