Një mësuese e jogas si Tao Porchon Lynch (Video)

Një mësuese e jogas si Tao Porchon Lynch (Video)

Tuneli i parë në botë për anije (Video)
‘Plazhi i guacave’, plazhi unikat në botë (Video)

Këto pamje mund të duken të pamundura, por në të vërtetë ajo është një mësuese e Jogas për më shumë se 75 vite!

Tao Porchon-Lynch është lindur në Indi ndërsa tani jeton në New York.

E emëruar si mësuesja më e vjetër e jogas në botë, ajo edhe pse në moshën 98 vjeçe, vazhdon të zgjohet çdo ditë në 5 të mëngjesit për të filluar ditën e ngarkuar që e ka.

‘Sa herë të zgjoheni në mëngjes thoni: kjo do të jetë dita më e mirë e jetës sime, dhe kështu do të jetë’ thote Tao.

98 vjeçarja është mjaftë aktive në jetën e saj, udhëton nëpër botë vazhdimisht, ndërsa përveç jogas ajo është edhe një valltare e shkëlqyer.

Sipas saj, sekreti për të jetuar gjatë është ushqimi vegjetarian dhe të menduarit pozitiv.

Në rininë e saj Tao Porch Lynch ka qenë edhe modele dhe gjithashtu ka aktruar në disa filma madje përkrah Elizabeta Teylor.

Edhepse me moshën vijnë edhe sëmundje të ndryshme bile edhe operacione të vështira, mësuesja e jogas nuk i lejon që këto gjëra të ndikojnë në aktivitetet e saj.

COMMENTS