Një lajm i keq për atë që e përziejnë Vodka’n me pije energjike

Një lajm i keq për atë që e përziejnë Vodka’n me pije energjike

Ekspertët: Pini uthull molle
Pse femrat duhet të merren me gjimnastikë

Për disa vite mjekët kanë paralajmëruar për rreziqet e përzierjes së pijeve alkoolike me pije energjike me sasi të lartë të kafeinës siç është Red Bull, kjo ngaqë rritë normën e rrahjeve të zemrës në një shpejtësi të rrezikshme.

E studiuesit në Kanada kanë gjetur një numër të lartë të lëndimeve tek personat që konsumojnë Vodkë me Red Bull, apo diçka të ngjashme.

Ata besojnë që këto lëndime vijnë si pasojë e energjisë së tepruar tek këta persona , që i shtynë të bëjnë veprime të pamenduara.

Tutje janë analizuar edhe studime të publikuara që nga viti 1981 deri më tani.

Gjetjet tregojnë një lidhje të personave që konsumojnë alkool të përzier me pije energjetike me rrezikshmëri më të lartë të lëndimeve krahasuar me ata të cilët konsumojnë vetëm alkool.

Efekti stimulues i kafeinës maskon gjendjen reale të dehjes suaj, kështu duke ju dhënë energji që ju shtyn të konsumoni më tepër alkool e të përfundoni në situata të këqija, si aksidente apo rrahje.

COMMENTS