Një jetë e tërë në muzikë, Alil Kërkuti nuk ndalet por vazhdon me projekte

Këndon shumë bukur dhe duket sikur ka lindur duke kënduar. Por, ai për një kohë e ndaloj rrugën e muzikës. Pse? “Një kohë e ndalova muzikën, ndërsa tani i jam rikthyer sërisht skenës muzikore”, thotë Alili, i cili tregon se rruga e tij në këtë fushë nisi që në moshë të re.

Quhet Alil Kërkuti, është 27 vjeç dhe vjen nga Dibra e Madhe e Maqedonisë. “Si 13 vjeç kam marrë pjesë në akivitete të ndryshme, festivale, etj… derisa këndoj këngë të zhanreve të ndryshme. Projekti që më ka lidhur më shumë me publikun është albumi i parë me 8 këngë. E veçoj këngën me titull “Kush e nxori gurbetin”, këngë kjo ëë bëri bujë në gjithë skenën shqiptare”, thotë këngëtari i mirënjohur, që tashmë ka ardhur me projektin e tij të ri, që po shprendahet gjithë andej. Bëhet fjalë për këngën me titull “Unë të dua”, thekson kështu Alili, djaloshi zë ëmbël që këndon tash e shumë vite e ndonëse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e ka lënë anësh karierën e tij.

Projekti i fundit ka ndezur shumë për dibranin i cili nuk e ka ndërmend të ndalet nga muzika dhe se projektet e shumta janë në rrugë për lancim. “Tekstin e ka shkruajtur Mirjeta Mema, muzikën e ka prodhuar Gramoz Kozeli, ndërsa orkestrimin e këngës e ka bërë Devox. Realizimin e klipit e mori përsipër “Main Production” dhe si rezultat i këtyre bashkëpunëtorëve u kurorëzua projekti që besoj se do të ruaj freski në çdo kohë. Jam i kënaqur me punën e bashkëpunëtorëve”, thotë këngëtari, duke shtuar se është në përgatitje të disa projekteve të reja.

djali 1

COMMENTS