Një i plagosur në incidentin në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës kanë ndodhur mbrëmë dy incidente, në të cilat është plagosur një person, ndërsa është dëmtuar një automjet, konfirmoi për Shërbi

Në veri të Mitrovicës kanë ndodhur mbrëmë dy incidente, në të cilat është plagosur një person, ndërsa është dëmtuar një automjet, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë shefi i operativës së Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq.

Ne Lagjen e Boshnjakëve, personi me inicialet S.B. ka raportuar sulmin nga pesë veta të maskuar dhe më pas i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Bojiq tha se pala e dëmtuar e ka njohur njërin nga pjesëmarrësit në rrahje dhe se policia është duke punuar në gjetjen e personit të identifikuar dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore.

Në rastin e dytë janë arrestuar gjashtë veta, të moshës midis 18 dhe 21 vjeç. Sipas prokurorit të ngarkuar, rasti është karakterizuar si krim i dëmtimit të pronës së luajtshme.

COMMENTS