Një Ermirë në Parlamentin Shqiptar, kush është kandidatja e PSD që lufton për të drejtat e grave?!

Gjithçka gati për mbledhjen e dy qeverive
‘Rusia dhe Kina do të vënë veto në anëtarësimin e Kosovës në OKB’

Kush është Ermira Dema për të gjithë ata që nuk e njohin?

Vij nga qyteza e bukur e Ulzës të rrethit Mat. Nga një familje e thjeshtë por me parime. Kam mbaruar ciklin fillor dhe atë të mesëm po në këtë qytezë dhe më pas kam studiuar në fakultetin e Histori–Filologjisë në degën Gazetari, Tiranë. Kam punuar gati 7 vite si gazetare terreni në profilin social dhe më pas në disa emisione investiguese. Specializuar në Menaxhim Turizmi, nderkohë që prej 3 vitesh punoj në Agjensinë Turistike të bashkëshortit. Jam e martuar dhe kam një vajzë 5 vjeçe.

Pse vendosët të përfaqësoni në zgjedhjet e 25 qershorit PSD-në?

Ndoshta është rastësi por tashmë i jam futur kësaj rruge dhe shpresoj të dal me sukses. Po mundohem të bëj më të mirën. Dua të ndalem pak tek Partia Socialdemokrate, e cila deri më tani nuk ka bërë premtime boshe dhe as në ajer siç bëjnë shumica e forcave politike. Ajo ka në epiqendër individin dhe mundesitë që duhet t’i krijohen atij për një jetë më të mirë në vendin e tij. PSD është e vetmja forcë politike që i ka qëndruar parimit të saj dhe nuk është lëkundur nga premtimet e saja, këtë gjë unë e vlerësoj shumë.

Jeni e katërta në listën e PSD-së në qarkun e Tiranës, një vlerësim për ju, por dhe një përgjegjësi e madhe. Sa e shihni veten të mbështetur nga gjinia femërore?

Nuk ka shumë rendësi renditja ajo është thjesht një numër, të gjithë së bashku ne jemi për një qëllim të bëjmë më të mirën për të risjellë në Kuvendin e Shqipërisë zërin e vërtetë të qytetarëve tanë , hallet që ata kanë, problemet e shumta ekonomike, sociale, shëndetësore dhe arsimore. Është një përgjegjësi e madhe morale dhe shpirtërore që unë të jem zëri i tyre sidomos i femrave shqiptare duke e ditur se ato vazhdojnë të jene kategoria më pak e mbrojtur sidomos në zonat rurale. Ato kanë vërtet nevojë për përkrahje në të gjitha drejtimet.

Përse vendose t’i hysh politikës?

Të them të drejten nuk është se kam luftuar për të qenë pjesë e saj por është një mundësi e mirë pse jo për të bërë më të mirën për vendin tënd. Je më afër njerëzve në nevojë, komunitetit dhe ke më shumë mundësi t’i ndihmosh ata .

Si të erdhi ftesa për të kandiduar?

Deputetja aktuale e qarkut Shkodër Mirela Ferracaku, që është edhe një ndër mikeshat e mia më të mira më bëri ftesën që t’i bashkohesha forcës ku ajo do përfaqësohet në këto zgjedhje .

Cili është modeli juaj i gruas në politikë?

Ndoshta nuk mund të them që kam një grua që më pëlqen modeli i saj i të bërit politikë por mund të them që simpatizoj ish zonjën e parë të Amerikës Michelle Obama jo se kjo e fundit është politikane e mirfilltë por më pëlqen mënyra se si ajo i trajtonte çështjet e shumta. Është humane e thjeshtë dhe e zgjuar. Kot nuk thonë pas një burri të sukseshëm fshihet një grua e fortë.

COMMENTS