Një delegacion i rëndësishëm nga SHBA-ja viziton Kosovën

Një delegacion i rëndësishëm nga SHBA-ja viziton Kosovën

Italia mbështet Kosovën në sistemin e drejtësisë
Ndërron jetë Bajram Rexhepi

Një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve pritet të arrijë sot në Prishtinë për takime dyditore si pjesë e Partneritetit të Dhomës për Demokraci (HDP).

HDP-ja është një komision dypartiak me 20 anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve që punon drejtë për drejtë me shtetet partnere në gjithë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efikase, të pavarura dhe reaguese.

Delegacioni që viziton Kosovën do të udhëhiqet nga Kryesuesi i HDP-së, kongresmeni Peter Roskam (Republikan-Illinois), dhe do të përfshijë kongresmenin e rangut më të lartë në këtë komision, David Price (Demokrat-Karolina e Veriut), pastaj kongresmenin Adrian Smith (Republikan- Nebraska), dhe kongresmenin Gerry Connolly (Demokrat-Virxhinia).

Delegacioni do të takohet me Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, anëtarë të shumtë të Kuvendit dhe shoqërisë civile, si dhe do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë së SHBA-ve me shërbim në Kosovë.

‘Delegacioni ka kënaqësinë që vie në Kosovë kaq afër Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me qëllim që të ritheksojë përkrahjen e fuqishme dypartiake të Kongresit të SHBA-ve për Kosovën’, thuhet në njoftimin për media të ambasadës amerikane në Kosovë.

‘Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të lëvizë në shtegun e përparimit drejtë integrimit evropian duke forcuar institucionet si Kuvendi, dhe duke thelluar marrëdhëniet bilaterale’.

COMMENTS