Niveli i ulët i këtij hormoni dhe këto probleme shëndetësore shkaktojnë sindromën e lodhjes kronike

Niveli i ulët i këtij hormoni dhe këto probleme shëndetësore shkaktojnë sindromën e lodhjes kronike

Ushqimet që dëmtojnë dhëmbët tuaj
Çfarë duhet të bëni nëse ju djeg Meduza në det? (Video)

Mungesa e gjumit, orët e zgjatura të punës, veprimtaria sportive, aktiviteti fizik mund të na shterojnë energjitë, e është mëse normale, nëse pas një dite të gjatë gjithçka duam të bëjmë është vetëm të flemë. Por nëse prej kohësh ndiheni të fjetur, pa energji dhe fuqi, atëherë dijeni se jeni prekur nga sindroma e ‘lodhjes kronike’.

Ndonëse nuk është një sëmundje, ndjesia e lodhjes paralajmëron jo pak probleme të tjera të organizmit, ndaj nuk duhet ta lini pas dore. Dehidratimi, apo mungesa e hekurit mund të na lodhin edhe duke ndenjur shtrirë. Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

Sipas një studimi shkencor të publikuar së fundmi në ‘Frontiers in Endocrinology’, ky problem lidhet me nivelet e ulëta të një hormoni të quajtur triiodotironinës (T3) dhe nivelet e hormonit stimulues të tiroides (TSH). Rezultatet bazohen në ndjekjen e 98 pacientëve me sindromën e lodhjes kronike, që janë rekrutuar nga një klinikë në Amsterdam

Sëmundjet si: Anemia, hiperaktiviteti i tiroideve, diabeti, depresioni artriti rheumatoid mund të na krijojnë gjendje debulese duke na shteruar energjite.

Dehidratimi

Trupi i njeriut ka nevojë për ujë në mënyrë që të kryejë çdo funksion. Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë, kjo gjë do të ndikojë në metabolizmin tuaj duke e ngadalësuar.

Temperatura e ambientit është shumë e lartë

Nëse jeni duke qëndruar në një dhomë të nxehtë me shumë mundësi do të ndiheni të lodhur.

Vuani nga alergjitë

Hundë të zëna, kruajtje fyti , teshtima… Kjo gjendje alergjie duket se shteron çdo grimë energjie nga trupi juaj.

Çrregullime të tiroideve

Nëse ndiheni të lodhur çdo moment të ditës dhe pse mund të keni ngrënë apo të keni fjetur mjaftueshëm, mund të jetë shenjë e çrregullimeve të tiroideve.

Keni nevojë për hekur

Mungesa e këtij minerali kaq të rëndësishëm ndikon drejtëpërdrejtë në humorin dhe energjinë tuaj.

Drita e diellit

Nëse trupi juaj nuk përthith rrezet e diellit për të paktën 30 minuta në ditë, kjo gjë do të reflektohet me lodhje dhe ndjesi të këputjes.

Mbiekspozimi ndaj dritës artificial

Nëse shpenzoni shumë kohë përpara pajisjeve elektronike, këto të fundit do të ‘vjedhin’ të gjithë energjinë tuaj.

COMMENTS