Niveli i punësimit dhe përqindja e bizneseve që udhëhiqen nga gratë mbetet i ulët

Niveli i punësimit dhe përqindja e bizneseve që udhëhiqen nga gratë mbetet i ulët

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Bankën TEB, kanë mbajtur aktivitetin Gratë Ndërmarrëse të Rajonit-Takimet B2B. Në hapje të këtij aktivitet ka marrë pjesë ministri, Besim Beqaj.

Në fjalën e tij para grave ndërmarrëse të Kosovës dhe rajonit, ministri Beqaj ka thënë se me gjithë bazën e mirë ligjore dhe mbështetjen institucionale për gratë, niveli i punësimit të grave dhe përqindja e bizneseve që udhëhiqen nga gratë, mbetet i ulët.

‘Rritja e punësimit dhe fuqizimi ekonomik i grave janë synime të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Përmes zhvillimit të ndërmarrësisë dhe iniciativës private inovative, me fokus në zhvillimin e NVM-ve prodhuese dhe shërbyese’, theksoi ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë po ashtu se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë synon të ndërtojë infrastrukturën, shkathtësitë dhe të zhvillojë biznese me punë krijuese, të cilat do të nxisin përfshirjen e grave në ekonominë digjitale globale;

Në aktivitetin ‘Gratë Ndërmarrëse të Rajonit-Takimet B2B’ para grave ndërmarrëse të Kosovës dhe rajonit kanë folur edhe përfaqësues të ambasadës së Holandës në Kosovë, si dhe përfaqësues bankës TEB në Kosovë.

COMMENTS