Nisin punimet në sheshin e Mitrovicës

Nisin punimet në sheshin e Mitrovicës

Ka humbur Xhejlane Abdullahu
Presidenti Thaçi shtyn bërjen e ushtrisë

Në sheshin ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicë sot në mëngjes kanë filluar punimet për ndërtimin e një strukture të re betoni që do të jetë pjesë e shetitores në rrugën kryesore të qytetit.

Ndërtimi i saj po bëhet pak metra larg murit që u hoq të dielën, ndërsa do të ketë lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq tha se punimet në sheshin ‘Mbreti Peter’ po bëhen në bazë të marrëveshjes së arritur me institucionet e Kosovës.

Ai kishte paralajmëruar se të martën, më 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i, siç ka thënë, ‘një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë që, sipas tij, do të ‘garantojë sigurinë për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së veriut’.

COMMENTS