Nisin përgatitjet për Javën Evropiane në Sport

Nisin përgatitjet për Javën Evropiane në Sport

Është mbledhur të enjten Këshilli për Organizimin e Javës Evropiane në Sport, i cili ka filluar përgatitjet për aktivitetet e shumta që do të organizo

Është mbledhur të enjten Këshilli për Organizimin e Javës Evropiane në Sport, i cili ka filluar përgatitjet për aktivitetet e shumta që do të organizohen.

Java Evropiane në Sport do të organizohet prej 23-30 shtator 2018.

Konferenca Femra dhe Sporti, Panairi i Sportit në së paku 10 komuna, Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara, aktivitete nga sporti shkollor dhe ai universitar, çiklizmi dhe atletika, janë vetëm disa nga aktivitetet që do të organizohen në kuadër të kësaj jave, njofton KOK.

Me vendim të ministrit për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, Këshilli Organizativ përbëhet nga zyrtarë të MKRS-së, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, përfaqësues të Komitetit Paraolimpik i Kosovës dhe drejtues të federatave.

COMMENTS